Bota

Si dha leje Putin për rrëzimin e një avioni pasagjerësh në 2014. Presidenti rus tregon për herë të parë çfarë ndodhi

               Publikuar në : 16:05 - 12/03/18 |
E SH

Në vitin 2014,presidenti rus Vladimir Putin ka dhënë urdhër të qëllohej një avion me pasagjerë pasi ishte informuar se aty mbahej një bombë e cila do të sulmonte Lojrat Olimpike Dimërore. Këtë e ka bërë të ditur vetë presidenti ditën e dielë gjatë një dokumentari të transmetuar.

Dokumentari prej 2 orësh i titulluar “Putin”, ka shfaqur presidentin rus teksa rrëfen për reporterin Andrey Kondrashov se ai mori një telefonatë nga oficerët e sigurisë, më 7 shkurt 2014, pak para ceremonisë së hapjes së Lojrave Olimpike dimërore në Sochi.

“Më thanë se një avion i cili fluturonte nga Ukraina në Stamboll ishte marrë peng, dhe pasagjerët kërkonin të ulej në Sochi”, tha Putin.

Pilotët e avionit turk, raportuan se një prej pasagjerëve kishte një bombë dhe se i kishte detyruar ata të kryenin fluturimin drejt Sochi. Ishin 110 pasagjerë në bord, ndërsa mbi 40,000 njerëz u mblodhën në stadium për të parë ceremoninë e hapjes, tha gazetari.

Putin u shpreh gjithashtu se kishte kërkuar këshilla nga oficerët e sigurimit dhe se ata i kishin thënë se në të tilla situata bëhet thirrje për rrëzimin e avionit. Kështu presidenti rus ka dhënë urdhrin të veprohet sipas planit.

Pas disa minutash Putin mori një tjetër telefonate e cila e informoi se ishte alarm i rrem pasi pasagjeri në fjalë ishte thjesht një i dehur dhe se avioni do vijonte fluturimin drejt Turqisë.

Pas