-Politikë, Aktualitet, Te Fundit

Shuhet Dritan Prifti, vuante nga një sëmundje e rëndë në gjak

Ndërron jetë pas një sëmundje të rëndë ish-Ministri i Energjitikës dhe ish-deputeti i LSI-së, Dritan Prifti. Pas përpjekjeve të shumta, 49 vjeçari nuk arriti ta mposhtë sëmundjen e tij as me ndihmën e mjekëve të specializuar.

Ai lindi më 27 gusht 1968 në qytetin e Beratit ku mori edhe arsimin bazë. Studimet e larta Prifti i kreu në Universitetin e Harvardit me rezultate të shkëlqyera.

Fillesat e tij në politikë datojnë në vitin 1997 kur për një periudhë dy vjeçare, deri në 1999 ishte shef kabineti, fillimisht i Ministrit të Financave dhe më pas i ministrit të Punës dhe Cështjeve Sociale.

Në vitin 2000 ai mori drejtimin e KESH-it. Në vitin 2001 ai u zgjodh deputet i Partisë Socialiste, por pas dy vjetësh e braktisi këtë parti për t’iu bashkuar Ilir Metës në Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Dritan Prifti ka qenë një nga njerëzit me të rëndësishëm që përkrahu krijimin e një koalicioni PD-LSI.

Pas koalicionit LSI-PD, Prifti mori detyrën e Ministrit të Energjitikës, detyrë të cilën e mbajti për 1 vit e gjysmë.

Ai vuante nga një sëmundje e rëndë në gjak prej një kohe të gjatë, sëmundje agresive siç e quajti ai në një status në facebook, të cilën nuk arritën ta mposhtnin as mjekët më të mirë të Italisë dhe të Greqisë.

“Kam mbi nje vit qe luftoj me nje semundje agresive dhe te veshtire gjaku. Kurimi vazhdon dhe pak muaj dhe nuk me jep mundesi te shkeputem per fushate. Kam bindjen qe do ta kaloj dhe kete siklet shpejt.” shkruante Dritan Prifti ne nje postim ne facebook me 30 prill ne faqen e tij kur shume qytetarë i kërkuan të kandidonte si deputet në zgjedhjet e qershorit. 

Ditët e fundit të jetës, Prifti i kaloi në shtëpinë e tij pranë të afërmve.

Ish Ministri i Ekonomise Dritan Prifti, duke folur per mediat pasi ka dale nga Drejtoria e Policise se Tiranes, ku ka deshmuar ne lidhje me letren e deputetit te LSI, Spartak Braho, i cili e akuzon se ka shantazhuar Vojsava Ismailajn, bashkeshortja e Kastriot Ismailaj, pronar i DIA./FOTO: LSA

Ish deputeti Dritan Prifti, duke dale nga Prokuroria e Krimeve te Renda, ku ka deshmuar ne lidhje me akuzat e deputetit Tom Doshi. Doshi ka akuzuar Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta se ka porositur vrasjen e tij dhe te deputetit demokrat Mhill Fufi./ FOTO: LSA

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko