-Kulturë, Aktualitet, Metro, Te Fundit, Të Gjitha

Shuhet disidenti Kasem Trebeshina

Është ndarë nga jeta në moshën 92 vjeçare shkrimtari disident Kasem Trebeshina. Si në komunizëm ashtu edhe sot shumë vepra të tij nuk janë botuar.

Biografia

Pas rënies së komunizmit filloi të proklamohej si disident duke marrë për bazë një promemorie që thuhej t’ia kishte dërguar Enver Hoxhës në vitin 1953, ku e kritikonte metodën e realizmit socialist. Megjithatë vërtetësia e këtij pretendimi është vënë në pikëpyetje dhe promemoria është quajtur shpikje, e bërë me qëllimin e vetëm të shpalljes së Trebeshinës disident dhe të dëmtimit të imazhit të shkrimtarit Ismail Kadare i cili refuzonte të quhej disident.

Pjesa më e madhe e veprave të Trebeshinës kanë nisur të botohen në fillim të viteve ’90 në Prishtinë: Stina e stinëve, 1991; Mekami, melodi turke, 1994; Historia e atyre që s’janë, dramë, 1995, Tregtari i skeleteve, 2006, Këngë për Kosovën, 2007, Shtigjet e shekujve, 2007 dhe në Tiranë: Legjenda e asaj që iku (ribotim i Stina e stinëve), 1992; Koha tani, vendi këtu, 1992; Qezari niset për në luftë, 1993; Rruga e Golgotës, 1993; Lirika dhe satirë 1994: Hijet e shekujve, 1996; Ëndrra dhe hije drama; 1996 etj. Megjithatë pjesa më e madhe e veprës së Kasëm Trebeshinës është ende në dorëshkrim: 18 vëllime me poezi, 42 pjesë teatrore, 21 romane e vëllime me tregime etj.

Për kritikët, veprat e Trebeshinës qëndrojnë ndërmjet traditës kuteliane dhe surrealizmit, por atij vetë i pëlqen ta quajë realizëm simbolik. Kasëm Trebeshina profet e quan Robert Elsie në një artikull të vitit 1992. Nisur nga fakti se pjesa më e madhe e veprës së Kasëm Trebeshines është e pabotuar, si pasojë e nje klime armiqësore dhe censure.

Vendi i veprës së Trebeshinës ne letersine shqipe ,mbetet ende I papercaktuar perfundimisht. Pjesa me e madhe e vepres se Trebeshines eshte ne doreshkrim, numër që mendohet të arrijë deri në 140 doreshkrime, permbledhje poezish, tregime, novela, romane, drama, komedi, tragjikomedi, shkrime kritike, eseistike dhe publicistike. Që në vitet ’50, ai filloi të shkruajë ndryshe nga veprat qe botoheshin në atë kohë.

“Stina e stinëve”, është vepra më përfaqësuese e atyre që janë botuar deri më sot e Kasëm Trebeshinës, e cila ka tërhequr vëmendjen e kritikëve dhe të studiuesve të letërsisë. Në këtë vëllim janë përfshirë tri novela: “Stina e stinëve”, “Odin Mondvalsen” dhe “Fshati mbi shtatë kodrina” apo “Kapriçio shqiptare”. Ndërsa novela e parë dhe e tretë bëjnë objekt fëmijërinë në një rrëfim jashtë tabuve që zakonisht identifikohen me këtë moshë (Stina e stinëve) dhe me ngarkesa historiko-filozofike që e tejkalojnë fëmijërinë (Fshati mbi shtatë kodra), novela tjetër, “Odin Mondvalsen” përbën një cilësi të veçantë si përsa i përket objektit të pasqyrimit, ashtu edhe për nga teknikat e rrëfimit.

Në sprovën e tij “Mosmarrëveshja” Ismail Kadare, duke u bazuar në të dhënat e zbuluara në librin e Sadik Bejkos “Disidentët e rremë” pas hulumtimit në arkiva, e akuzon Trebeshinën si “një themelues i Sigurimit” dhe “vrasës” duke marrë si shkas vrasjen e një të bashkëluftëtari të ri me plumb pas koke që partizani Kasëm Trebeshina kishte bërë gjatë Luftës së Dytë Botërore me urdhër të eprorëve. Më tutje, Kadare shpreh indinjatën për shpallje e një “ish-oficeri të Sigurimit” si disident, duke ia atribuar një pjesë të fajit për përhapjen e “mitit të disidencës” së Trebeshinës, albanologut Robert Elsie i cili e kishte futur në veprën e tij mbi letërsinë shqipe.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko