-Politikë, Aktualitet, Te Fundit

Shtyrja e afatit për koalicionet/ Ilir Meta shpjegon arsyen pse e morën këtë vendim me Edi Ramën

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka komentuar sot nga Fieri edhe kërkesën e PS-LSI për shtyrjen e afatit të regjistrimit të koalicioneve në KQZ.

Në një konferencë të posaçme shtypi, Meta i ka mëshuar sërish idesë së bashkëpunimin me opozitën duke e konsideruar këtë kërkesë të mazhorancës si përpjekje që synon të përfshijë edhe Partinë Demokratike në zgjedhje. “Besoj që çdo përpjekje që synon t’i japë opozitës mundësi që të përshihet në procesin zgjedhor dhe zgjedhjet e ardhshme duhet konsideruar si pozitive. Dihet që PD dhe shumë parti opozitare nuk janë regjistruar në KQZ as si subjekte dhe as si koalicion ndaj unë besoj se kjo përpjekje për të vendosur një afat të ri për regjistrimin e partive dhe koalicioneve është një kontribut që jepet për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe një mundësi për të gjithë që të kontribuojmë për një marrëveshje bashkëpunimi për zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme”, deklaroi Meta.

Ai theksoi se “kjo është një përpjekje për t’i dhënë më shumë kohë jo vetëm PD-së por edhe partive të tjera të opozitës për shkak të zhvillimeve të deritanishme për të bërë përfundimisht jo vetëm regjistrimin por edhe koalicionet”, – argumentoi Meta.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko