Kronikë

Shtyhet mbrojtja për Fadil Kasemin, administrohen provat shkresore

               Publikuar në : 12:27 - 08/01/19 |
rel d

Shtyhet mbrojtja për Fadil Kasemin, i cili akuzohet për vrasjen e ish-bashkëshortes gjyqtare, Fildes Hafizi. Shkak është bërë avokati i tij Ilia Ilia.

Ky i fundit nuk kishte përgatitur konkluzionet përfundimtare pasi kishte qenë jashtë vendit  për arsye shëndetësore.

Gjithashtu avokati i paraqiti Gjykatës së Krimeve të Rënda dy kërkesa që kishte të bënte me riçeljen e hetimit gjyqësor dhe për ballafaqimin e viktimës Klodian Tafa me një nga oficerët e policisë gjyqësore.

Gjykata i rrëzoi që të dyja këto kërkësa, si dhe kërkesën e avokatit për përjashtim të trupës gjykuese.

Gjithashtu gjykata mori në administrim provat shkresore për gjendjen psiqike të Fadil Kasemit si dhe foto ku tregoheshim marrëdhëniet familjare.

Seanca e radhës u vendos për në 17 janar, ora 10:00.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar burgim të përjetshëm për Fadil Kasemin, i cili akuzohet për vrasjen e ish-bashkëshortes gjyqtare, Fildes Hafizi.

 

Pas