Aktualitet

Shtyhen me tre muaj hetimet për privatizimin e OSSH-së nga CEZ

               Publikuar në : 15:56 - 16/04/18 |
ri.de.

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Tiranës ka shtyrë me 3 muaj të tjerë afatin e hetimeve për privatizimin e OSSH-së në vitin 2009 dhe kalimin e kompanisë tek çekët e CEZ. Shkak janë bërë mungesa e përgjigjeve të letër-porosive të dërguara në Çeki, Kosovë dhe Francë.

Deri tani, Prokuroria ka pyetur disa ish-zyrtarë, të cilët kanë marrë pjesë në procesin e privatizimit. Ndërsa përgjigja e letër-porosive konsiderohet e rëndësishme, pasi duhet të merren edhe dëshmi të tjera të personave të përfshirë në këtë çështje. /tv Klan

Pas