-Auto Moto, Metro

Shtohet numri i burrave që marrin mbiemrin e gruas

Meshkujt shqiptarë nuk duhet të frikësohen, pasi nuk janë pjesë e kësaj statistike që është bërë në Angli.

Tek shumica e njerëzve është krijuar ideja se nëse një grua nuk pranon të marrë mbiemrin e burrit, atëherë ajo nuk është tërësisht e dedikuar në këtë martesë. Por pavarësisht kësaj shifre, një studim në Britani tregon se vetëm 35% e grave 25-30 vjeçe ndryshojnë mbiemrin pasi martohen, shifër shumë e ulët kjo në krahasim me disa vite më parë, raporton “The Independent”.

Por ky nuk është një fenomen i veçantë, ajo çfarë përbën çudi është se ka një shtim të rasteve të burrave që marrin mbiemrin e grave, kjo për t’u treguar atyre se sa i duan. Një faktor ky që nëse në të kaluarën këto raste përbënin një shifër thuajse të papërfillshme, tashmë ajo ka shkuar në 3% të martesave të reja në ishullin britanik.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko