Aktualitet

Shqiptari sfidon Trumpin: Kafe falas për emigrantët në bar-kafenë e tij

               Publikuar në : 09:04 - 13/01/18 |
ri.de.

Një shqiptar, pronar i lokalit “Cafe Chocolat” në Washington ka sfiduar Presidentin amerikan duke ofruar kafe falas për emigrantët haitianë, savadorianë, e afrikanë pas thirrjes së Donald Trump për të mos pranuar emigrantë nga “vende hale”.
Gjergji Dollani, 40 vjeç, është bërë personazh i presitigjiozes amerikane “Washington Post”, e cila shkruan për gjestin e Gjergjit, duke e cituar atë: “Emigrantët po vijnë këtu dhe shtojnë mirëqenien e Amerikës”. “Unë besoj tek SHBA”, është shprehur Dollani i cili katër muaj më parë ka hapur biznesin e tij.

Dollani tha se ka emigruar që në vitin 1994, kur Shqipëria sapo kishte dalë nga sistemi komunist.

“Prindërit e mi donin një jetë më të mirë dhe morën rrezikun e kalimit të kufirit”, tha ai. “Kjo është shtëpia jonë tani. Unë kam kaluar më shumë jetë këtu se në Shqipëri”, ka thënë Gjergj Dollani për Washington Post.

Duke vënë në dukje faktin se emigrantët krijojnë vende pune, Dollani dha një shembull: Punëtori im është Marco Santos,23-vjeç nga Honduras. Ka mbërritur në SHBA kur ishte 5-vjeç. Trump kërkon që t’ia heqë të drejtën e nënshtetësisë ndërsa pritet që vendimin ta marrë Kongresi amerikan. Ndërkohë një gjykatë u ka dhënë të drejta të punojnë dhe jetojnë fëmijëve të emigrantëve të paligjshëm.

“Im atë më solli këtu që të kem një shans më të mirë, por tani mund të më kthejnë pas” – thotë Santos. Ndërkohë që zhvillohet intervista vjen një haitian dhe merr një kafe falas, shkruan Washington Post.

/Në shqip: Opinion.al

Pas