Kronikë

Vritet shqiptari në mes të Berlinit, autori qëllon më pas edhe veten

               Publikuar në : 22:23 - 02/12/18 |
m.b

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Berlinin, kryeqytetin gjerman. Një shqiptar u vra rrugës për tek familja e tij.

Blendi G/, 47 vjeç, punonte si roje në dyqanin e Boss në Berlin. Ai po kthehej në shtëpi pas një feste. 200 metra pa mbërritur tek familja, një person me pulovër të bardhë i del përpara dhe e qëllon për vdekje.

Autori i krimit qëllon edhe mbi veten duke humbur edhe ai jetën.

Një dëshmitar tha se tentoi që të ndihmonte Blendin, por ishte e pamundur. ‘Ai mori dy-tre herë frymë dhe ndërroi jetë’. Policia beson se edhe autori i krimit ishte shqiptar.

Sipas syri.net, Blendi G., jetonte prej vitesh në Gjermani. Nuk dihen arsyet e krimit të rëndë.

Policia tha se po merr në pyetje disa dëshmitarë. Blendi la pas gruan dhe dy fëmijë, vajzën 6 vjeç dhe djalin 14 vjeç. Një mik i tij tha se Blendi ishte njeri familjar dhe nuk dilte shumë dhe as nuk shoqërohej me shqiptarë.  ‘Nuk mund ta kuptoj pse duhej të vdiste,’ tha ai.

Pas