Aktualitet, Bota, Te Fundit, Të Gjitha

Shqiptari dhe marokeni terror në Itali, me thika në disko duke thërritur “Allahu Akber”

Një incident ka ndodhur në një diskotekë në Firence të Italisë ku një shqiptar së bashku me një maroken kanë terrorizuar personat e ndodhur aty teksa me thika nëpër duar thërrisnin “Allahu Akbar”.  Roja i diskotekës ka ndërhyrë menjëherë dhe për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar. Të vetmet dëme kanë ndodhur jashtë diskotekës ku janë shkatërruar disa makina.

Shqiptari 31-vjeçar dhe marokeni janë arrestuar nga policia bëjnë me dije mediat italiane. Ne kohen qe situata u duk sikur u qetësua shqiptari dhe marokeni u kthyen serish, me te njëjtën thirrje. Roja i diskotekës ka thëne se marokeni i vuri atij thikën ne fyt dhe e shtriu përtokë, për fat pa i shkaktuar plage.

Nga përleshja edhe shqiptari dhe marokeni kanë pësuar plage dhe janë nisur ne spital ku i ndaloi edhe policia. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko