-Kulturë, Metro

“Shqipëria punon tokën”, eventi që bëri bashkë shefat më të mirë shqiptar

“Shqipëria punon tokën-Konsumo shqip”është një panair që më ftoi të jem prezent nesër dhe pasnesër (29-30 nëntor) në qendër të Tiranës, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.  E pranova me kënaqësi këtë ftesë, pasi promovimi i produkteve shqiptare është edhe misioni im në fushën e kulinarisë. Së bashku me djemtë e talentuar të PADAM dhe me shefat më të mirë të Tiranës, kemi organizuar një super restorant që për herë të parë na bën bashkë të gjithëve.

Hartova një program të detajuar ku secili shef do të gatuaj pjatën gatuaj në kohë reale pjatat  më të shijshme më produktet më cilësore të fermerëve tanë, të cilët na kanë ushqyer me breza

Vizitorët dhe fëmijët do t’i ndihmojmë të kuptojnë se nga vjen ushqimi ynë, si është prodhuar, nga kush dhe pse është e rëndësishme të konsumojmë shqip. Të rinjve aspirues për të zhvilluar karrierën e tyre në fushën e kulinarisë dhe ushqimit do t’i mësojmë se si të kombinojnë kënaqësinë dhe përgjegjësinë në zgjedhjet e përditshme dhe të vlerësojnë rëndësinë kulturore dhe sociale të ushqimit.

Gjatë këtyre dy ditëve do të më gjeni në bulevard për të monitoruar punën dhe për t’u përshëndetur me miqtë që do të na vizitojnë në këtë event.

Së bashku me Arvinin, Dorianin, Bledarin, Julin, Ismetin, Laurelin dhe Miklovanin do të bëjmë një punë fantastike për të kënaqur të gjithë ata që do të na vizitojnë. Misioni ynë i përbashkët është të japin një mesazh të rëndësishëm për këdo: të duam Shqipërinë duke punuar tokën e saj. Vetëm kështu do të jemi më të lumtur, do të ushqehemi më mirë dhe do të fitojmë më shumë.

Në fund, për ta mbyllur do të mblidhemi në një workshop-i me diskutime mbi zhvillimin e kulinarisë sonë ndër vite, rëndësia e edukimit të vazhdueshëm për profesionistët e rinj, inovacioni dhe tendencat ndërkombëtare të kulinarisë, risitë dhe zhvillimet teknologjike. Do kem kënaqësi të drejtoj këtë panel me pjesëmarrjen e veçantë të të: Shef Sofo Kuteli, Shef Mondi Kikino, Shef Alfred Marku, Znj. Linda Dervishi, Akademia AGA, Z. Altin Bamllari, revista Shije, znj.Flutura Vaqarri, shkolla Hoteleri Turizëm Tiranë.

Shpresoj të kalojmë dy ditë plot shije së bashku. Gëzuar Festat!

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko