-Destinacione, -Turizëm, Travel

Shqipëria promovohet nga një tjetër blog i njohur ndërkombëtar: Çfarë duhet të vizitoni

“Oh Shqipëria! Sikurse vendet e tjera në Ballkan, ne kishim dëgjuar vetëm për historinë politike të Shqipërisë dhe nuk kishim pritshmëri të mëdha.

Por tani mund të themi me siguri se është një nga vendet tona të preferuara dhe nuk mund të flasim mjaftueshëm për të gjitha gjërat e shkëlqyera për të bërë në Shqipëri.”

Kështu e nis artikullin blogu i njohur Travel of Book Packer, i cili flet për natyrën e bukur shqiptare, qytetet kryesore, dhe e vë theksin tek ato pjesë të trashëgimisë botërore të UNESCO.

“Natyra në Shqipëri është fenomenale, duke përfshirë malet, lumenjtë, liqenet dhe disa nga plazhet më të bukura në botë. Ka shumë qytete të vjetra të trashëgimisë botërore të UNESCO-s dhe çmime qesharake të përballueshme. Shqipëria është destinacion i vërtetë pushimi”, – vijon artikulli.

Blogerët shkruajnë se kaluan katër javë në një udhëtim rrugor në Ballkan dhe këshillojnë shumëllojshmërinë e gjërave të mrekullueshme për të bërë në Shqipëri. Ja lista e “detyrueshme” sipas artikullit:

  1. Vizito Thethin dhe Valbonën
  2. Vizito Kalanë e Rozafës në Shkodër
  3. Pi birrë në një bar të Tiranës
  4. Vizito muzeun e një Bunkeri të Braktisur
  5. Merr teleferikun për të parë të gjithë Tiranën
  6. Kampe në plazhet më të bukura të Shqipërisë
  7. Vizito plazhet që mund të shëtisësh në to
  8. Vizito Beratin, Qytetin e Një mbi Një Dritareve
  9. Bukuritë e Gjirokastrës, qytetit të gurit
  10. Banjot termale të Bënjës janë për të mos u humbur
  11. Përjeto pamjet e fshatrave të vogla teksa udhëton me makinë
  12. Ha byrek (për mëngjes, drekë, darkë)
  13. Noto në ujërat më të kristalta të Jugut
  14. Ha të paktën 10 lloje Trileçeje
  15. Ha ushqime deti të freskëta, të shijshme dhe të lira
  16. Vizito Shkollën e Parë Shqipe në Korçë
  17. Vizito Korçën e bukur
  18. Vështro bunkerët kudo
  19. Merr një traget përgjatë liqenit të Komanit
  20. Vizito Syrin e Kaltër

Monitor

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko