-Politikë

Shqipëria nuk është vend i përshtatshëm për bizneset amerikane, Basha komenton raportin e DASH

               Publikuar në : 10:06 - 31/07/18 |
m.b

Kreu demokrat Lulzim Basha ka reaguar pas kritikave të Departamentit Amerikan të Shtetit lidhur me PPP-të e qeverisë shqiptare, për favorizime të bizneseve të lidhura me politikën.

Përmes një postimi në FB, Basha se ekonomia po vdes perdite si pasoje e plaçkitjes nga Rama dhe nje grusht oligarkesh. “Shqiperia nuk eshte vend i pershtatshem per bizneset amerikane per shkak te korrupsionit te perhapur, veçanerisht ne PPP dhe prokurime, mungesa e shtetit ligjor dhe e konkurences”, shkruan ndër të tjera Basha.

Postimi plotë

Ekonomia shqiptare po vdes përditë si pasojë e plaçkitjes dhe shkatërrimit nga Edi Rama dhe një grusht oligarkësh me të cilët ai ndan qindra miliona. Tashmë është e qartë se i vetmi qëllim dhe i vetmi motivim i Edi Ramës për pushtet është pasurimi përrallor. Prandaj e vetmja politikë ekonomike që Rama ka ndjekur këto pesë vjet ka qenë plaçkitja:
1. Vjedhja e taksave të qytetarëve duke ja u dhënë klientëve në koncesione dhe kontrata abuzive.
2. Vjedhja e pasurive të vendit nga nafta dhe mineralet tek tokat në bregdet e deri tek tokat në mes të Tiranës; dhe
3. Grabitja e investitorëve të huaj për t’i përzënë apo mbajtur larg nga Shqipëria që të mos u bëjnë konkurencë oligarkëve.

Qeveria amerikane është institucioni më i fundit që po konfirmon politikën korruptive dhe kriminale të Edi Ramës. Raporti i fundit i Departamentit të Shtetit për klimën e biznesit në botë, thekson së Shqipëria nuk është vend i përshtatshëm për bizneset amerikane për shkak të korrupsionit, mungesës së shtetit ligjor, korrupsionit në PPP DHE prokurime publike dhe mumgesës së konkurrencës.

Raporti ka nota negative për çdo aspekt të klimës së biznesit dhe qeverisjes, por fakti më i rëndë që dëshmon nivelin KRIMINAL të qeverisë Rama në ekonomi është pohimi se investitorëve të huaj Edi Rama u bën shantazh të bashkëpunojnë me klientët e tij ose përndryshe nuk kanë shans të investojnë. Duket se plaçkitja e Shqipërisë dhe shqiptarëve nuk i ka mjaftuar Edi Ramës, ndaj kërkon të grabisë edhe amerikanët, europianët dhe këdo që kërkon të bëjë biznes në Shqipëri.

Prandaj Shqipëria është vendi i vetëm në botë që nuk ka patur asnjë investim të ri të huaj gjatë pesë viteve të fundit.
Prandaj nuk janë krijuar vende të reja pune.
Prandaj nuk ka mundësi për sipërmarrje ekonomike.

Kështu vendi është është zhytur në varfëri dhe pesimizëm dhe shqiptarët i janë drejtuar masivisht emigracionit, nga të papunët, tek profesionistët, tek sipërmarrësit e ndershëm. Në pesë vjet Edi Rama e ktheu Shqipërinë një një vend që ofron mundësi vetëm për hajdutët dhe kriminelët.

Kombinimi krim i fortë + ekonomi e dobët është minë me sahat për çdo shoqëri. Kjo minë duhet çaktivizuar sa më parë, ndryshe do të shkretojë gjithçka. Është koha që të gjithë të bashkohemi për të ndalur rënien e vendit në humnerë, duke ndalur Edi Ramën dhe çmontuar bandën e tij të oligarkëve dhe kriminelëve.

 

Pas