-Ekonomi, Aktualitet, Te Fundit, Të Gjitha

Shqipëria mund të ndalojë importin e qumështit nga Maqedonia. Ja pse

Shqipëria po shqyrton mundësinë e marrjes së masave që shkojnë në mbrojtje të prodhimit vendas të qumështit kundrejt atij që importohet. E në këtë rast, nuk përjashtohet mundësia që të ndalohet importi i qumështit nga vendet e tjera, përfshirë ato fqinje. Një nga vendet që mund të preket nga ky vendim më së shumti është Maqedonia.

Ajo që ka rezultuar nga një studim paraprak i tregut është se Shqipëria ka shënuar një rritje të konsiderueshme të importit të qumështit të përpunuar në periudhën 2011-2016 në një kohë që ka një sasi prej 1.1 milion tonë prodhim në vit, nga e cila vetëm 11.106 ton përpunohet. E nga kjo sasi e qumështit që prodhon, Shqipëria nuk arrin të eksportojë jashtë vendit për faktin se konsiderohet nga vendet e tjera se nuk përmbush standardet.

E në këtë rast, nuk përjashtohet mundësia që Shqipëria, në përfundim të hetimit që ka nisur, të ndërmarrë masë reciprociteti, raporton SCAN.

Komisioni ndërinstitucional për Vlerësimin e Masave për Importet që u drejtua nga ministrja e Zhvillimit Ekonomik Milva Ekonomi, ka zhvilluar mbledhjen e parë gjatë ditës së sotme . Referuar njoftimit zyrtar, kanë qenë sipërmarrësit vendas të sektorit që kanë sjellë fakte konkrete të dëmit që i bëhet industrisë vendase nga importi i qumështit UHT (Ultra High Temperature). Anëtarët e Komisionit u njohën me një prezantim nga Drejtoria e Mbështetjes së Sipërmarrjes në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, lidhur me kërkesën e sektorit të Industrisë së përpunimit të qumështit, ku analiza për vlerësimin e dëmit që i bëhet industrisë vendase nga importi është shumë i madh.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko