Sport

Shqipëria mëson kundërshtarët në kualifikueset e Euro 2020

               Publikuar në : 12:42 - 02/12/18 |
rel d

Në Dublin të Irlandës, ka marrë udhë edhe Euro 2020, pasi është hedhur shorti i fazës së grupeve të eliminatoreve, ku 55 Përfaqësueset europiane njohën kundërshtarët e tyre.

Fati vendosi që Kombëtarja Shqiptare të shortohej në grupin H, së bashku me Francën, Islandën, Turqinë, Moldavinë dhe Andorrën.

Kosova merr pjesë për herë të parë në eliminatoret e Euro 2020, ndërsa shorti i rezervoi grupin A, së bashku me Anglinë, Republikën Çeke dhe dy skuadra ballkanike si Bullgaria dhe Mali i Zi.

Vendi pritës i Euro 2020?

Si rradhë herë, Euro 2020 do të vij me risi. Ai nuk do të zhvillohet në një shtet të vetëm, pasi janë 12 qytete pritëse që do të presin finalet e Euro 2020. Baku, Kopenhagen, Mynih, Budapest, Romë, Amsterdam, Bukuresht, Shën Petersburg, Bilbao, Glasgow, Dublin dhe Londra janë qytetet pritëse, duke i dhënë një risi këtij kompeticioni, i cili për herë të parë do të zhvillohet në shtete të ndryshme.

Kombëtaret pjesëmarrëse?

Do të jenë 55 kombëtare që do të “shikojnë” fatin e goglave të Dublinit. Hedhja e shortit, i cili nis në orën 12:00, do të përcaktojë  10 grupe. 5 grupe do të jenë të përbërë nga pesë skuadra dhe 5 të tjera me gjashtë. Skuadrat do të radhiten në bazë të renditjes së UEFA Nations League.

Të katër fituesit e Divizionit A, Anglia, Portugalia, Holanda dhe Zvicra  do të jenë koka grupi nga ai A deri te D, duke u garantuar atyre një grup prej pesë skuadrave. Të gjashtë ekipet e mbetura të vazos së parë do të jenë koka grupi në grupet E-J.

Skuadra që do marrin pjesë të ndara sipas vazove

  1. Zvicra , Portugali , Holandë, Angli, Belgjika, Franca, Spanja, Italia, Kroacia, Polonia
  2. Gjermania, Islanda, Bosnje-Hercegovina, Ukraina , Danimarka , Suedia, Rusia, Austria, Uellsi, Republika Çeke
  3. Sllovakia, Turqia, Republika e Irlandës, Irlanda e Veriut, Skocia, Norvegjia, Serbia, Finlanda, Bullgaria, Izraeli
  4. Hungaria, Rumania, Greqia, Shqipëria, Mali i Zi, Qipro, Estonia, Sllovenia, Lituania, Gjeorgjia
  5. Maqedonia, Kosova, Bjellorusia , Luksemburgu, Armenia, Azerbajxhani, Kazakistani, Moldavia, Gjibraltari, Ishujt Faroe

6: Letonia, Lihtenshtajni, Andorra, Malta, San Marino

Kombëtaret që nuk mund të shortohen në një grup.

-Ukraina dhe Rusia, Spanja dhe Gjibraltari nuk mund të shortohen së bashku për arsye politike.

-Distancat e largëta.

Kur do të luhen ndeshjet kualifikuese?

21-26 mars 2019

7-8 & 10-11 qershor 2019

5-10 shtator 2019

10-15 tetor 2019

14-19 nëntor 2019

 

 

Pas