Bota

Shpëtohet i gjithë ekipi i futbollit në shpellë, por nuk do të marrin pjesë në Botëror

               Publikuar në : 14:54 - 10/07/18 |
Gerta

Futbollistët e vegjël tajlandez, të cilët u shpëtuan nga shpella ku ishin bllokuar prej mëse 2 javësh, ishin ftuar nga presidenti i FIFA-s që të ndiqnin finalen e Kampionatit Botëror ditën e diel, por mjekët duket të kenë frenuar çdo gjë.

“Ata nuk mund të udhëtojnë, duhet të qëndrojnë në spital për disa ditë”, tha një punonjës i Ministrisë së Shëndetësisë në Tajlandë.

Me këtë vendim atyre u mbetet ta shohin në televizor këtë ngjarje të madhe futbollistike të planetit.

Për momentin, ata po mbahen nën kontroll të rreptë mjekësor, e mbi të gjitha qëndrojnë gjatë gjithë kohës me syze dielli sa të mësohen me dritën.

Pas