-Kronikë

Shpërthimi në Tiranë/ Policia dyshon se 34 vjeçari montonte mina me celular

               Publikuar në : 13:25 - 12/03/18 |
ri.de.

Një shpërthim i fuqishëm tronditi sot Tiranën, dhe në fillim u fol për shpërthim tritoli, por policia e hodhi poshtë këtë version duke thënë se ngjarja ishte aksidentale.

“Shtetasi Gentian Hoxha ishte duke punuar në dyqanin e tij dhe derën e jashtme e kishte të mbyllur dhe shpërthimi ka ndodhur në tavolinën e punës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thotë policia në njoftimi zyrtar per mediat.

Por burime të tjera nga grupi hetimor thanë se ka dyshime të forta se 34-vjeçari ka qenë duke përgatitur një material shpërthyes. Sipas hetuesve dyshohet se Gentian Hoxha montonte mina me celular dhe lënda plasëse i ka shpërthyer aksidentalisht në dorë. Gjithsesi hetimet po vazhdojne per te zbardhur te plote kete ngjarje qe tronditi banoret e Rrugës se Elbasanit.

Pamje nga vendi i ngjarjes

Bashkelidhur:

Versioni zyrtar i policise mbi ngjarjen

deshmitari rrefen ngjarjen

Pas