Aktualitet

Shpërthimi në Shkodër/ Tritoli iu vendos babait të futbollistit

               Publikuar në : 12:40 - 14/02/18 |
ri.de.

Tetë persona janë shoqëruar nga policia e Shkodrës në lidhje me shpërthimin e ndodhur mesnatën e të martës në garazhin e një objekti në lagjen Tophane të qytetit. Sipas burimeve të policisë objekt i shpërthimit, ka qenë garazhi tregtarit Sadetin Kiri.

Ky i fundit mësohet se është babai i futbollistit Fatjon Kiri, i cili është aktivizuar me skuadrat e Vllaznisë dhe të Tërbunit të Pukës. Policia bëri me dije se shkak i shpërthimit dyshohet të kenë qenë konfliktet e të atit të futbollistit, Sadetin Kiri, me persona të ndryshëm për shkak të borxheve.

Pavarësisht kësaj ende nuk ka të dhëna mbi autorë konkretë të dyshuar. Nga shpërthimi u raportuan vetëm dëme materiale. Po sigurohen pamjet filmike të bizneseve të ndryshme në afërsi të vendit të ngjarjes. Vijojnë hetimet për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Pas