-Kronikë, Aktualitet, Kryesore

Shpërthimi në Shkodër/ Policia: Shkon në 8 numri i të plagosurve, 3 janë në gjendje të rëndë

Policia e Shkodres ka reaguar per here te pare per shperthimin me tritol qe ndodh sot rreth orës 10:45 në lagjen ‘Partizani’, Shkodër, me lëndë plasëse. Ajo njihet ndryshe dhe si lagjia e tregut “Rus”. Sipas policisë lënda plasëse ishte vendosur në një motor.

Si pasojë e shpërthimit janë plagosur shtetasit Lulzim Kulla 42 vjeç, banues në Shkodër, pronar i objektit dy katësh, i cili po hipte në mjetin e tij dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Ai dyshohet të ketë qenë objektivi i atentatorëve.

I plagosur ka mbetur shtetasi me iniciale D.M, 32 vjeç, banues në Shkodër, ndodhet në gjendje të rënde dhe G.C., 40 vjeç, banues në Shkodër. Të tre këta shtetas u derguan në Spitalin e Traumës Tiranë për mjekim te specializuar.

Lendime me të lehta kanë pesuar dhe 5 shtetas të tjerë që ndodhen në spitalin rajonal Shkodër për ndihmë mjekesore.

Në vendngjarje ndodhet grupi i posaçem hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër dhe po punohet për zbardhjen e autoresisë së kësaj ngjarje. Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit.

Forcat e Rendit dhe FNSH e Shkodrës kanë kryer shoqërime dhe po marrin deklarime nga persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes. Agjentet e Krimeve kanë sekuestruar pamje filmike me vlerë për hetimin.

Në Shkodër kanë mbërritur dhe eksperte të Krimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe drejtuesi i FLO.

*Foto dhe pamje nga vendi i ngjarjes

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko