Sport

Shpërthen rrjeti,fitueses së ‘Topit të Artë’ i bëhet kërkesa seksiste live

               Publikuar në : 13:13 - 04/12/18 |
el ida

DJ i njohur francez, Martin Solveig ka kërkuar ndjesë, ndërkohë që ka mbetur i befasuar nga furia e reagimeve në botën “online”. Kjo pasi i kërkoi si “pa të keq” fitueses së parë të “Topit të Artë” për femra, Ada Hegerberg, nëse mundej të bënte një “twerk” drejtpërdrejt në podiumin e skenës.

Bashkëprezantuesi i ceremonisë së çmimeve prestigjioze në Paris provokoi një “lumë” ankesash për seksizëm. Ato nisën pas pyetjes së tij mbi kërcimin erotik. Pyetje që në fakt mori një “Jo” të prerë nga sulmuesja e palëkundur norvegjeze.

Incidenti rezultoi të ishte pika kyçe e diskutimeve të ceremonisë. Vëmendja në fakt duhej të ishte te arritja e Hegerberg. Ajo është e  para femër fituese e “Topit të Artë”, një trofe që iu është dorëzuar futbollistëve meshkuj që prej vitit 1956.

Solveig i kërkoi falje edhe personalisht Hegerbergut, e tha se kishte mbetur i habitur nga reagimi.

“Jam paksa i habitur, madje i çuditur nga çfarë po lexoj në internet. Sigurisht që nuk pata qëllim të ofendoja dikë. Ajo ishte një shaka, me gjasë jo e pëlqyeshme. Ndaj dua të kërkoj ndjesë për këdo që mund të kem ofenduar”.

Hegerberg, 23 vjeç, golat e së cilës çuan Lyonin drejt titullit të pestë të Champions League dhe të 12-in radhazi në kampionatin vendas, e minimizoi këtë debat duke thënë se nuk kishte ndikuar aspak në mbrëmjen e saj të suksesshme./TCH

Pas