Bota, Te Fundit, Të Gjitha

Shokuese, lideri suprem i ISIS nuk ka vdekur

Reuters ka publikuar ditën e sotme një lajm të hidhur për të gjithë. Sipas prestigjiozes mësohet se lideri suprem i Shteti Islamik ISIS, nuk ka vdekur siç u raportua më parë. Abu Bakr al – Baghdadi dyshohet të jetë gjallë sipas një zyrtari të lartë kurd, shkruan “Reuters”.

“Baghdadi është përfundimisht gjallë. Ai nuk ka vdekur. Kemi informacione se është gjallë. Ne besojmë 99% se ai është gjallë”, citon “Reuters” zyrtarin kurd Lahur Talabany.

Sipas tij kjo është thjeshtë një taktikë e re e ISIS, pasi për tu eliminuar një person me rëndësi kaq të madhe për ta duhen së paku 3-4 vite. Vdekja e liderit të ISIS u njoftua nga forcat ruse e më pas u pranua nga disa burime. U tha se ai mbeti i vrarë në Deir az Zor, por deklarimi i zyrtarit kurd i jep çështjes tjetër drejtim.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko