Bota

Shokuese! Hyn nga dritarja, abuzon me 8 vjeçaren

Policia australiane ka publikuar pamjet shokuese të një burri të maskuar që ngjitet natën përmes një dritareje të katit të dytë dhe hyn në banesën e një vajze 8 vjeçare, e cila dyshohet se është përdhunuar.

Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e fëmijës në Kingsford, në lindje të Sidneit, e cila u bastis nga përdhunuesit të hënën mes orës 2:45 dhe 2:55 të mëngjesit. Pamjet tregojnë se njeriu ngjitet dhe zbret nga e njëjta dritare, përpara se të hidhet mbi një gardh dhe të ikë.

Ai foli me vajzën shkurtimisht përpara se të ngjitej në shtratin e saj dhe ta prekte atë në mënyrë të pahijshme, sipas policisë.

Vajza e raportoi incidentin tek nëna e saj që kishte kontaktuar me policinë. Ajo nuk ishte plagosur fizikisht në këtë incident.

Detektivët nga Komanda e Zonës së Policisë në Plazhet Lindore po hetojnë incidentin dhe kanë marrë një deklaratë nga vajza./Shqip/

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko