-Shëndeti, Metro

Shokuese, 50% e të rinjëve kryejnë marrëdhënie seksuale pa masa mbrojtëse

Një studim i fundit i realizur në Britaninë e madhe, doli në një përfundim shokues. Të paktën 50% e të rinjve nga mosha 18-24 vjeç kanë pohuar se bëjnë seks pa masa mbrojtëse. Duke pasur parasysh shtimin e rasteve të njerëzve që infektohen nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme, ky studim ndez dritat e kuqe të alarmit.

Informacioni që të rinjtë kanë për SST-të është i varfër dhe i mangët, gjë e cila i vë në rrezik. Në këtë studim, gjysma e të intervistuarve kanë pohuar se edhe kur përdorin masa mbrojtëse nuk e bëjnë këtë nga frika e sëmundjeve, por nga frika e shtatzënive të padëshirura.

Në një kohë kur bakteret dhe viruset po bëhen gjithnjë e më shumë rezistente ndaj antibiotikëve, një studim i tillë kërkon informacion më të detajuar në lidhje me rrezikun ndaj sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko