Aktualitet, Kryesore

Shkodër, shpërthim tritoli pas mesnate

Një shpërthim me lëndë eksplozive ka tronditur qytetin e Shkodrës mbrëmë rreth mesnatës. Eksplozivi ishte vendosur në qepenin e një garazhi në katin e parë të banesës në pronësi të Dedë Kirit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Tophane”, ndërsa nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Policia ka nisur hetimet për të identifikuar autorët e dyshuar të vendosjes së tritolit dhe për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko