Kronikë

Shkodër, digjet banesa, e moshuara ndërron jetë

               Publikuar në : 11:46 - 11/01/19 |
el ida

Një grua humbi jetën pasi banesa ku jetonte u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit. Ngjarja është shënuar në rrugicën e njohur si rruga e Koplikëve në qytetin e Shkodrës.

Viktima është Laje Betja rreth 80 vjeç. Megjithëse është tentuar ti jepet ndihma e parë ka qenë e pamundur pasi flakët kane shkrumbuar banesën thonë burime policore.

Gruaja e moshuar është dërguar ne morgun e spitalit. Nga te dhenat ne vendngjarje zjarri nuk ka qene i permasave te medha por dyshohet qe e moshuara nuk ka mundur te levizë.

Ne trup ka pak djegie dhe është gjetur ne divanin që është përfshirë nga flakët.

Pas