-Shëndeti

Shkencëtarët japin një lajm të keq për personat që kanë këmbë shumë të holla

               Publikuar në : 14:15 - 12/06/18 |
E SH

Nëse keni trup me strukturë katrore, me indeks normal peshe, por me këmbë shumë të holla, mund të jeni tre herë më  të rrezikuar nga diabeti i tipit 2 ose sëmundjet kardiovaskulare.

Sipas një studimi në Gjermani, njerëzit me këtë strukturë dhe peshë normale, kanë metabolizëm jo të shëndetshëm.

Kjo është në kontrast me proporcionin e vogël të njerëzve obezë të cilët pavarësisht indeksit të lartë të trupit (BMI) janë metabolikisht të shëndetshëm, tha Norbert Stefan, profesor në Universitetin e Tubingenit në Gjermani.
“Për këtë grup, rreziku i vdekjes është vetëm 25 % më i lartë se ai i njerëzve të shëndetshëm.”- shtoi Stefan.

Rezultatet treguan se në mesin e njerëzve me këtë strukturë trupi, këmbët e dobëta mund të jenë një faktor i rëndësishëm i shëndetit të dobët metabolik.
Për  njerëzit e shëndoshë, nivelet e dhjamit të barkut janë parashikues të fortë të sëmundjeve siç janë diabeti tip 2 sëmundje kardiovaskulare.

 

Pas