Shkencëtarët: Fillimi i punës para orës 10:00, është i ngjashëm me torturën – Opinion – Faqja Zyrtare
-Shëndeti, Metro, Te Fundit

Shkencëtarët: Fillimi i punës para orës 10:00, është i ngjashëm me torturën

Young tired business woman sleeping on the keyboard at work

Dr. Paul kelley, udhëheqës i hulumtimit të kryer në Universitetin e Oksfordit, së fundmi ka zbuluar se forma më e zakonshme e torturës moderne është përgjegjësia për tu zgjuar dhe për të filluar punën para orës 10 të mëngjesit.

Trupat tonë funksionojnë në bazë të kohës biologjike, ndryshe e njohur si ora cikcadiane. Kjo ndryshe mund të quhet edhe ora jonë e trupit, dhe është cikël gjenetik i para-programuar që e rregullon aktivitetin tonë të trurit, nivelet e energjisë, prodhimin e hormoneve dhe perceptimin e kohës.

Duke filluar punën para orës 10 çdo ditë, ne shkencërisht jemi duke e torturuar veten përmes pengimit të ritmit cirakian, rrjedhimisht duke i hedhur nga balancimi shumë aspekte të shëndetit tonë.

“Ne kemi një shoqëri të privuar nga gjumi dhe ky është problem ndërkombëtar. Çdo njeri është duke vuajtur nga ky problem dhe nuk kanë përse ta bëjnë këtë”, ka treguar Kelley.

Sipas tij, punëtorët të cilët fillojnë punën para orës 10 të mëngjesit janë duke kontribuar në probleme serioze emocionale dhe fizike, e gjithashtu janë duke inkurajuar rreziqe tjera afatgjate shëndetësore./ telegrafi

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko