-Shëndeti, Aktualitet, Bota, Te Fundit

Shkencëtarët: Ekziston një organ në trupin tonë për të cilin nuk është folur më parë

Shkencëtarët kanë zbuluar se në trupin e njeriut ndodhet një organ për të cilin nuk është folur asnjëherë. Sipas Sience Alert, organi i ri është pjesë e sistemit tonë tretës dhe më parë mendohej se ishte më i vogël nga sa është zbuluar tani.

“Mund të themi me bindje se tashmë kemi një organ të ri në trupin tonë, i cili nuk ka qenë i pranuar si i tillë më parë. Përshkrimi anatomik i tij, i bërë rreth 100 vite më parë, nuk është i saktë. Ky është një organ i fragmentuar dhe kompleks. Bëhet fjalë për një strukturë të vazhdueshme”- thonë shkencëtarët.

Tekstet mjekësore e kanë përshkruar “mesentery-n” si një organ që ka një mbështjellje të dyfishtë, lufton kavitetin abdominal dhe mban zorrët në vend.

“Kur ne themi se është një organ si gjithë të tjerët, mund të kategorizojmë sëmundjet abdominale në termat e këtij organi. Tani kemi mundur të përcaktojmë anatominë dhe strukturën. Veprimi i radhës është të përcaktojmë edhe funksionin e tij”- shprehen më tej ekspertet e mjekësisë.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko