-Shkëlqimi dhe rënia e ..., Te Fundit, Të Gjitha

Shkëlqimi dhe rënia e drejtoreshave bukuroshe të Edi Ramës!

Të reja dhe të bukura, por me karrierën në fokus. Kështu u shfaqën në fillim drejtoreshat bukuroshe të zgjedhura nga Kryeministri Rama, menjëherë pas ardhjes në pushtet. Të emëruara në pozicione strategjike të lidhura drejtpërdrejtë me të ardhurat, drejtoreshat e reja morën mbështetjen e Kryeministrit, po aq sa edhe skepticizmin e shumë prej qytetarëve.

Skepticizëm që dukej se mbështetej jo vetëm tek paragjykimi I drejtueseve të reja si femra, por edhe tek mosha e tyre e re, pavarësisht se të trija flisnin për eksperienca të suksesshme në të shkuarën.

Por Rama, në atë kohë e cilësoi të duhur pozicionin e zonjushave në krye të drejtorive të rëndësishme, duke pohuar se: “fakti zonjushë është më i favorshëm, sepse nuk ka orare fëmijësh për të marrë nga shkolla, burrë për të gatuar e ta bëjë gati, nuk ka halle të tjera, vec suksesit në funksion të karrierës”.

Elisa Spiropali në krye të doganave, Briseida Shehaj në krye të tatimeve dhe Luneda Sufali, drejtuese e mbikëqyrjes së agjencisë së lojërave të fatit.

Por duket se Rama nuk qëlloi të ishte orakulli I duhur për të parathënë fatin e drejtoreshave të tij.

Shumë shpejt, zonjushat, nisën të bëheshin zonja dhe karriera në fokus nuk dha rezultatet e pritura.

elisa-spiropali15

E para që hoqi dorë nga posti i ofruar ishte Elisa Spiropali. Vetëm një vit e gjysmë pasi ishte vendosur në krye të doganave, teksa kishte trumbetuar me të madhe sfidën për rritje të të ardhurave, drejtoresha heq dorë prej saj.

Lajmi u bë I ditur nga vetë Spiropali, vetëm dy ditë pasi solli në jetën vajzën e saj. Motivi ishte pkiërisht ky: dedikimi ndaj familjes dhe vajzës.

luneda

Ndërkohë, 31-vjecarja Luneda Sufali u bë e njohur jo vetëm si femra e parë në krye të kazinove, por edhe si drejtoresha që “u tall” me komisionin parlamentar të ligjeve, duke iu përgjigjur kreut të tij me fjalinë: “jam pastruese”.

Shkëlqimi në krye të kazionve, nuk zgjati shumë për Lunedën, e cila ashtu si Spiropali vendos të shijojë mëmësinë, më shumë se sa karrierën.

 

brisida shehaj

Ajo që vazhdon të rezistojë në shkallët e karrierës, por jo të shkëlqimit është Brisida Shehaj. Drejtoresha bukuroshe e tatimeve, edhe pas aksionit të ashpër ndaj biznesit, nuk arriti ta mbushte dot arkën e shtetit Përkundrazi, bilanci foli për rënie të të ardhurave, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Madje, falë aksionit dhe deklaratave të saj entuziaste, Shehaj më shumë se para për arkën e buxhetit, ofroi material për spektaklet e humorit.

Me sa duket, nga gjithë kjo fabul del një mësim: fakti zonjushë, nuk është gjithmonë më i favorshmi për të qenë drejtoreshë.

 

Lajmi ParaLajmi Pas

2 Comments

  1. Dhe po te jesh tullac nuk do te thote te jesh patjeter gazetar, aq me pak gazetar i suksesshem. Apo jo? Meruni me analiza dhe tregoni te verteta kyvduhet te jeti misioni juaj zoteri kazetare, jo te venin gjoba dhe te hani ne dy sahana sic ben sandri dhe ti blendi. Ajo qe po mbijeton nuk ka 2 milion dollar ne xhep as ne ndergjegje.

« Kthehu Rifresko