Aktualitet, Bota, Te Fundit

Shkarkohet nga puna gazetari i njohur, akuza për ngacmime seksuale

Bill O’Reilly, i cili drejton emisionin e lajmeve më të ndjekur në Shtetet e Bashkuara, është pushuar nga puna pas një mori akuzash për ngacmime seksuale.

Kompania Fox nxori një deklaratë të mërkurën ku thekson se “pas një analize të kujdesshme dhe të thellë të akuzave, kompania dhe Bill O’Reilly kanë rënë dakord që ai të mbyllë kontratën me kanalin Fox.

Sipas njoftimeve të New York Times, kompania Fox dhe Bill O’Reilly kanë paguar 13 milionë dollarë në llogari të pesë akuzueseve që kanë ngritur pretendime se O’Reilly i ka ngacmuar ose keqtrajtuar në forma të ndryshme me tone seksuale, raporton Voa.

Më 1 prill O’Reilly nxori një deklaratë ku thoshte se ishte goditur padrejtësisht pasi ishte njeri i njohur.

Emisioni i tij O’Reilly Factor ka qenë më i ndjekuri në kanalin Fox dhe kishte afri 4 milionë shikues.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko