-Politikë, Aktualitet, Te Fundit

Shkarkimi i Zgurit/ Zbulohet shkresa që nxjerr bllof kryeministrin Rama

Kryeministri Edi Rama, paralajmëroi një ditë më parë se do të shkarkonte, kreun e KQZ-së, Klement Zguri, me pretendimin se ai është treguar i njëanshëm sa i përket çështjes së mandatit të kryebashkiakut demokrat të Mallakastrës, Agron Kapllanaj.

Ndërsa sot, Partia Socialiste gjeti si argument se shkarkimi i Zgurit do të bëhet pasi nuk ka njoftuar anëtarët e tjerë të këtij institucioni me kërkesën e Prokurorisë për Kapllanajn.

Por një shkresë e KQZ-së, nxjerr bllof argumentin e Partisë Socialiste, sipas të cilës, thuhet se dokumenti i Prokurorisë për Kapllanajn është protokolluar dhe u është shpërndarë anëtarëve të KQZ-së.

Materialet nga Prokuroria kanë mbëritur në datën 16 tetor në KQZ dhe janë protokolluar më 17 tetor.

Në shkresën sqaruese të Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, dërguar anëtarit Hysen Osmanaj, thuhet se “në datë 17.10.2017 është bërë nxjerrja e këtyre shkresave nga zyra e Kryetarit të KQZ-së dhe po në datën 17.10.2017, është bërë dorëzimi për anëtarët e KQZ-së, tek sekretarja Elna Dai, e cila ka nënshkruar në regjistrin përkatës për marrjen në dorëzim të këtyre shkresave me numër kopje gjashtë”.

Vendimi i Kuvendit parashikon se mandati i Zgurit është deri në vitin 2020. Zguri u zgjodh përballë një tjetër kandidature si kryetar i KQZ-së. Ky rast duket se mund të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko