InstaBIZ

“Shesin trupin”! Pornstaret shpërthejnë ndaj avokatit të Trump

“Nuk respektoj aktoret e pornografisë, në të njëjtën mënyrë që respektoj një grua në karrierë, ose thjesht një grua që nuk e shet trupin e saj”.

Kjo fjali është thënë nga Rudy Giuliani, ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut dhe një nga avokatët e Donald Trump, dhe ka për qëllim diskreditimin e Stormy Daniels, një yll pornografie e cila paditi presidentin e SHBA-ve, pasi kishin pasur marrëdhënie intime së bashku.

Kjo deklaratë e këshilltarit aktual të Sigurisë së Trump i ka bërë koleget e Daniels të shpërthejnë me zemërim. Aktoret e filmave me drita të kuqe e kanë akuzuar Giulianin për “seksizëm”.

Pornostarja Joanna Angel ka thënë se ai i Giulianit është “një opinion mbi pornografinë në mënyrë të dalë mode dhe pohim idiot.

Sipas saj pornografinë e ka ushtruar si profesion për mbi 15 vjet dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me shitjen e trupit.

“Unë jam një figurë publike, nuk janë vetëm.. gjinjtë e mi apo të pasmet e mia që mbajnë gjallë figurën time dhe në çdo rast unë shkoj në shtrat vetëm në rrethana të kënaqshem, me ata që punojnë në grup dhe jo me të gjithë vendin”, ka thënë aktorja amerikane.

Edhe Whitney Wright është shprehur se ka një profesion dinjitoz dhe se “gratë që punojnë në filma për të rritur janë jashtëzakonisht të përgatitura për të bërë një karrierë”, ndryshe nga farë thotë Giuliani.

“Ne ndërtojmë markën tonë, faqet tona të internetit dhe kështu me radhë. Ne gjithashtu kemi familje, punë të tjera, kualifikime dhe aspirata. Si mund të na akuzojnë për të mos qenë “grave në karrierë”, ka thënë ajo.

Por reagime kanë ardhur edhe nga shumë pornostare të tjera.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko