Kronikë

Sherri në Lungomare, policia: Arrestohet autori i plagosjes me thikë

               Publikuar në : 23:33 - 09/08/18 |
ri.de.

Një sherr me thika mes dy personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një lokal në zonën e Lungomares në Vlorë. Policia tha se eshte kapur autori ndersa i plagosuri eshte ne spital. Bëhet e ditur se konflikti ka ndodhur mes dy komshinjve për vendet e parkimit në ambjentet poshtë pallatit.

Njoftimi i policise

Më datë 09.08.2018, në lagjen “Pavarsia 2”, shtetasi Perlat.S., 59 vjeç, pas një konflikti të çastit ka plagosur me mjet prerës, thikë, shtetasin E.B., 30 vjeç.

Shtetasi i dëmtuar ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë duke marrë mjekimin e nevojshëm.

Ndërsa si rezultat i reagimit në kohë të Policisë u bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasit Perlat.S..

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës, thika, që përdori autori.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme hetimore.

Pas