-Politikë, Aktualitet, Te Fundit, Të Gjitha

Sherr në Parlament/ Deputetë e ministra të PS i versulen Blushit: Injorant, ekzemplar…

Akuza të ashpra janë shkëmbyer sot në sallën e parlamentit. Të gjithë deputetët e ministrat e PS i janë versulur Blushit pas replikave që ky i fundit pati me Kryeministrin.

Ministrja Lindita Nikolla e ka cilësuar atë si injorant ekzemplar që do të marrë në qafë njerëz.

Nikolla: Ti je një injorant ekzemplar, që shkruan libra e do të marrësh më qafë me injorancën tënde. Nuk panikon askënd se nuk ke bërë asgjë përvec se ke anatemuar dhe ke thurur lavde vetes tënde, asgjë s’ke bërë të njoh shumë mirë edhe përcmimin tënd për këdo që flet dhe këdo që ke pasur pranë. Të kam pasur afër në mbledhje e si përcmon e neverit ti, mendja jote e ndritur. Zonja që foli, e kam parë si është shkërmoqur figura e saj në kohën që u bë shoqja jote e ngushtë.

Ben Blushi: Ka pasur qindra ministra një prej tyre je ti zonjë, askush nuk do mbahet mend ndoshta, por ti do mbahesh si personi që kërkoje 3 mijë euro për një vend pune, u arrestua bodigardi yt, të të vijë turp ty që e mban ministre këtë, ti mund të jesh ministre arsimi, e ke shkatërruar arsimin, jo se nuk kupton, jo se ky që të ka vënë ty nuk kupton se e injorante, ndan lekë me bodigardin, herë tjetër kur të cohesh këtu, mati fjalët zonjë, se do merrem veten me ty se injoranca jote është e padurueshme”.

Edi Rama: Për ata që e ndjekin seancën nga TV se ne të gjithë e dëgjuam ulërimën nga fundi i sallës që ishte një ulërimë prej një karrocieri të dehur në drejtim të ministres së arsimit, një ulërimë e turpshme për dikë që i thotë vetes LIBER. Lëre se etika dhe ai (Blushi) skanë lidhje me njëra tjetrën. Vjen këtu dhe akuzon si Saliu, përsërit të njëjtën akuzë të Saliut. i bën jehonë qytetarit dixhital të Saliut. E vërteta është që një mësuese një mësuese dhe drejtore gjimnazi është në historinë e këtyre 25 viteve ministre e arsimit që tregoi se reforma në arsim mund të bëhet.

Zotëria do mbahet mend në ministrinë e arsimit që shkurtoi bankat, do bëhet barsaletë. Sot mos fol më, mblidhe veten se u çorodite nga disa të vërteta shumë të thjeshta që skanë asgjë personale, por kanë vetë, një informim nga ata që nuk të njohin për marrëdhëniet e tua me politikën, PS-në dhe punën. Sali e më Sali, zi e më zi e bën për vete. Për ne se është një, dy apo 242 Sali nuk ka problem. Në vendin tënd do vija këtu, do ti kërkoja falje për fyerjen që i bëre si karrocier i dehur. Përsa i përket shpifjes ke kohë që je futur në atë hulli.

Je një mbeturinë e KPD-së, asgjë më shumë se kaq kur vjen e flet këtu pa fakte, pa shifra, pa të vërteta. Gënjeshtra, gënjeshtra. i trajton të vërtetat sikur janë romane. Turp të të vijë për atë që fole nga fundi i sallës për Linditën.

Blushi: Unë nuk iki asgjëkundi, edhe kur mos të jeni, po ju torturon të gjithëve një i marrë, unë këtu do jem, prapë do them kush ishte injorant. Kam 27 vjet kam qenë student, ky që vjen këtu e bëni gjyq publik, injorancës asnjë falje nuk i kërkoj, ai që po torturon studentët të kërkojë falje, isha në Lushnje, takova një zonjë, me leucemi, djali ishte ekselent, për shkak se e ëma nuk kurohej s’kishte mundësi, djali la shkollën se e ëma nuk kishte 500 mijë lekë tarifë që e ka caktuar kjo zonja, e la shkollën për kaq lekë, kaq lekë i vjedh bodigardi i kësaj, kjo është Shqipëria që keni ju, shkoni takoheni, humbi jetën se kjo zonja me bodigardin i kërkon 3 mijë euro që të shkojë në shkollë. Para që do i marrë kjo do i bëjë vëth e unaza ja kjo është Shqipëria e degraduar, do e luftoj cdo ditë.

Nikolla: Do ti shkojmë deri në fund këtij mashtrimi ordiner. Jo vetëm që nuk ke qenë në Lushnje por dhe mashtron. Nuk ka lidhje fare tarifa 500 milekshe që thua. Jepe emrin këtu.

Balla: Miku më i ngushtë i drejtorit të prokurimit në MSH je ti dhe një deputet i mirë këtë punë bën, ministrit duhet ti thuash faleminderit për hallin personal që kishe ti për ta cuar jashtë shtetit, mos shit dëngla këtu. Kur e bëre dhe për familjarin tënd ta kishe bërë edhe me atë djalin e Lushnjes. Macja e zezë ngordhi, se i preve rrugën ti, na la macja.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko