-Kronikë, Kryesore

Sherr mes bandave shqiptare në Belgjikë, vritet një grua 43-vjeçare

Një sherr mes bandave shqiptare ka shkaktuar një të vdekur dhe katër të plagosur. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës rreth orës 22:30 në komunën Ans të Belgjikës. Sipas mediave belge, dy banda rivale shqiptare u përfshinë në një sherr masiv mes tyre.

Në konflikt u përdorën thika, shkopinj bejsbolli, shufra hekuri dhe sende të tjera të forta. Një grua 43-vjeçare humbi jetën duke u përpjekur të ndihmonte mikun e saj që kishte pësuar lëndime nga goditjet. Ajo u përplas nga një automjet. 43-vjeçarja u dërgua në spital, por ndërroi jetë si pasojë e plagëve të rënda. Identiteti i saj nuk është bërë i ditur. Katër persona të tjerë janë plagosur rëndë, tha ditën e sotme zyra e prokurorit belg.

Disa prej personave të përfshirë në konflikt janë identifikuar nga policia, por deri tani asnjë prej tyre nuk është arrestuar apo shoqëruar. Hetimi është duke vazhduar për të identifikuar të gjithë të dyshuarit, ndërsa po punohet edhe për të zbardhur motivet. /tvklan.al

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko