-Kronikë, Aktualitet, Te Fundit, Të Gjitha

Sherr mes adoleshentësh, dy të plagosur në Vlorë

Një sherr mes adoleshentësh për motive të dobëta ka çuar në plagosjen e dy prej tyre, njëri në gjendje më të rëndë. Policia ka ndaluar 16 vjeçarin me iniciale D.N. banues në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia”, ku pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ky shtetas ka plagosur rëndë me thikë 15 vjeçarin V.S.  si dhe ka plagosur lehtë bashkëmoshatarin tjetër, shtetasin G.F., 15 vjeç. Ata ndodhen në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën, njoftoi policia.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko