Aktualitet, Kryesore

Sherr masiv në burg mes shqiptarëve e italianëve, 5 të plagosur

Një sherr masiv shpërtheu në burgun e Sant’Angelo dei Lombardi në Itali, ku janë përfshirë shqiptare dhe italiane. Mediat italiane raportojnë se janë plagosur 5 të burgosur, ku njëri prej tyre është në gjendje kritike për jetën.

“Kërkojmë nga Departamenti i Administrimit të Burgjeve, të marrë masa urgjente të natyrës disiplinore dhe penale, kundër atyre që janë përgjegjës për atë që ka ndodhur”, u shpreh Ciro Auricchio, sekretar rajonal për burgjet. Sakaq ai falenderoi gardianet që ndërhynë në kohë për të shmangur pasojat fatale.

Për fat të mirë, por edhe në sajë të profesionalizmit të tyre, asnjë agjent nuk u plagos gjatë luftimit të të burgosurve.

Emrat e të burgosurve të përfshirë në sherr ende s’janë bërë të ditur.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko