-Shëndeti

Shenjat e kancerit në gji që injorohen nga pjesa më e madhe e njerëzve

               Publikuar në : 21:10 - 08/10/18 |
Gerta

Tetori, në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar shenjat e kancerit të gjirit dhe zbulimin e tij. Po ashtu ISHP u ka bërë apel grave dhe vajzave të bëjnë ekzaminimin e mamografisë i cili ofrohet falas në të gjitha spitalet.

Cilat janë shenjat e kancerit në gji?

  • Njerëz të ndryshëm kanë shenja të ndryshme të kancerit të gjirit. Por, disa të tjerë nuk kanë shenja fare dhe mund ta konstatojnë kancerin e gjirit vetëm pas një mamografie rutinë.
  • Disa shenja që mund të jenë tregues të kancerit të gjirit janë:
  • Një gjëndër apo një kokërr në gji ose nën sqetull. Shumë faktorë mund të shkaktojnë gjëndra në gjoks duke përfshirë edhe kancerin, por jo çdo gjëndër në gji është kancer.
  • Trashje ose ënjtje e një pjese të gjirit.
  • Ndryshime të lëkurës së gjirit-skuqje, plagë apo dëmtime të tjera të lëkurës së gjirit.
  • Skuqje, çarje apo trashje e lëkurës përreth thithit të gjirit, gropëzim i thithit të gjirit.
  • Rrjedhje nga gjiri përveç qumështit të gjirit, duke përfshirë edhe gjakun.Çdo ndryshim në madhësinë apo formën e gjirit.
  • Dhimbje në gji.Fryrje apo ënjtje e krahut nga njëra anë-disa herë kanceri i gjirit mund të përhapet edhe në gjëndrat limfatike nën krah dhe të shkaktojë fryrje apo ënjtje të tij. Prandaj, gjëndrat limfatike të ënjtura duhen konsideruar një shenjë e mundshme e kancerit të gjirit.

Çdo ndryshim tjetër i pazakontë në gji.

Ndryshimet në gji jo detyrimisht do të thonë se një femër ka kancer gjiri. Megjithatë, nëse një femër ka simptomat e mësipërme duhet të shkojë menjëherë te mjeku të kontrollohet.

Si zbulohet kanceri i gjirit?

Ekzistojnë disa mënyra kontrolli për gjirin si:

Vetëkontrolli mujor i gjirit

Ekzaminimi klinik i gjirit nga një personel shëndetësor

Mamografia

Eko e gjirit.

 

Pas