-Kulturë, Metro, Te Fundit, Të Gjitha

Shën Pius, historia e veçantë e priftit që i shfaqeshin në trup plagët e Jezusit

Shenjtorët e marrin këtë titull për shumë arsye. Disa prej aftësisë për të lexuar shpirtra, disa prej aftësisë për të qëndruar në ajër, disa prej aftësisë për të kuruar njerëz, por At Pius e mori këtë titull sepse i bëntë të gjitha këto. Në vitin 2002, ai u shenjtërua nga Papa Gjon Pali II.

Emri i tij mund të jetë më i njohuri nga të gjithë, pasi është Papa i parë në botë i cili kishte në trup plagët e kryqëzimit të Jezu Krishtit, apo të njohura ndryshe si Stigmata. Ishte 17 shtator 1915, në  Pietrelcina, kur at Pius përjetoi plagët e para të Stigmatës. Këto shenja vazhduan të shfaqeshin dhe i shkaktonin atij dhimbje të paimagjinueshme, sidomos gjatë të premteve. Ai e mbajti të fshehtë këtë fakt, deri në momentin që këto shenja filluan të bëheshin të dukshme. Në vitin 1918, ishte hera e parë kur këto shenja ishin të dukshme në kyçet e tij.

Në një rrëfim të tijin At Pius e ka treguar me detaje këtë ndodhi të veçantë dhe të mistershme.

“Isha duke dëgjuar rrëfimet e disa djemve, kur papritur u mbusha me një terror ekstrem.Në sytë e intelektit tim sapo ishte shfaqur një qenie qiellore. Ai mbante një lloj arme në duart e tij, diçka si një thikë çeliku e gjatë dhe e mprehtë. Më pas u ndjeva sikur ai lëshoi armën në shpirtin tim”. –është shprehur Ati i shenjtë në rrëfimin e tij.

Aty ishte momenti kur plagët në duart e tij u bënë të dukshme, më 5 gusht 1915 ndërsa më pas ato filluan të shfaqeshin edhe në kyçet e këmbëve, më 20 shtator,  njësoj si Jezusi kur u kryqëzua.

Ndodhia e 20 shtatorit:

“Ishte ora 9 apo 10 e mëngjesit, dhe studentët e mi po merrnin rekreacionin e tyre në kopsht . Unë isha vetëm në kishë, ulur në stol duke bërë falënderimet e mia pas Meshës së Shenjtë. Papritur një dritë e madhe shkëlqeu sytë e mi, dhe në mes të kësaj drite u shfaq Krishti i plagosur. Ai nuk tha asgjë, thjesht u zhduk. “ – ka deklaruar Pius.

Më pas kryqëzimi i Krishtit ishte zhvendosur në qenien e tij, duke i shkaktuar plagët e njëjta me të Krishtit në të gjithë trupin. Ai jetoi me këto shenja prej 50 vitesh dhe pak çaste pasi ndërroi jetë, ato u zhdukën menjëherë./Opinion.al

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko