Kryesore

Shehaj: Nuk dënohet Tahiri pa Edi Ramën

               Publikuar në : 17:23 - 12/01/18 |
rel d

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, është shprehur mirënjohës ndaj ambasadorit amerikan Donald Lu, duke e konsideruar të domosdoshme përfshirjen e FBI-së në hetimin e çështjes së ish-ministrit Saimir Tahiri, i akuzuar nga Krimet e Rënda për përfshirje në trafikun e drogës.

Përmes një shënimi në Facebook, Shehaj thekson se kush ka besim që Rama mund të hetojë ish-krahun e tij të djathtë, pasi ai e ka të qartë që po u dënua Tahri, do të dënohet edhe Rama dhe shokët e tij.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme të ofrojnë ekspertizën e tyre nëpërmjet prokurorëve të FBI për çështjet hetimore të korrupsionit në nivele të larta, një prej të cilave dhe ajo ku është e përfshirë ish-ministri i Brendshme Sajimir Tahiri.

Pikërisht kjo çështje duket se është diskutuar dhe në takimin që Ministri i Brendshëm ka zhvilluar pas mesdite me 2 ambasadorët, Donald Lu dhe Romana Vlautin.

 

Pas