Bota

SHBA, Sulmi me armë në lokal, shkon në 12 numri i viktimave

               Publikuar në : 13:10 - 08/11/18 |
el ida

Ka shkuar në 12 numri i viktimave në sulmin me armë që ndodhi në Kaliforni. Një i ri hapi zjarr brenda lokalit me muzikë live. Duke lënë të paktën 12 të vdekur dhe shumë të tjerë të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në rrethana që mbeten ende të pasqaruara nga policia.

Dëshmitarët kanë folur për të paktën një të dyshuar si autor që hapi zjarr mbi personat që gjendeshin në lokal. Më pas thuhet se ai qëlloi edhe veten. Situata ishte një panik i vërtetë, njerëz që dilnin të gjakosur nga lokali dhe të tjerë që vraponin për të shpëtuar.

Dëshmitarët që ishin në bar e përshkruajnë si një skenë paniku. Thonë se njerëzit perdorën karrige për të thyer dritaret për t’u arratisur.

 

Pas