Aktualitet, Bota, Te Fundit

Senatori republikan: Shantazhet mbi videot seksuale të Trump i publikova unë

Senatori republikan, John McCain, dikur kandidat për President përballë Obamës është rrëfyer ditën e sotme për çështjen e skandalit me videot seksi të Donald Trump.

Ky i fundit ka mohuar akuzat se gjatë vitit 2013 ka filmuar prostitutat në dhomën e tij të hotelit duke kryer marrëdhënie seksuale.

Mirëpo, më herët, disa media raportuan se Rusia e ka shantazhuar Trump-in me publikim të këtyre videove, për të cilat Presidenti i zgjedhur thotë se nuk ekzistojnë.

McCain ka pranuar sot se atij i erdhën informatat për këtë shantazh dhe dosjen ia kaloi FBI-së. McCain ka qenë ndër opozitarët më të mëdhenj të Trump brenda republikanëve./Panorama 

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko