Bota

Senatori amerikan kërcënon Arabinë nëse fshihet pas zhdukjes së gazetarit

               Publikuar në : 14:47 - 12/10/18 |
el ida

“Më duhet të zbuloj se çfarë ka ndodhur. Dhe ne ndoshta po i afrohemi të vërtetës më shumë sesa mund të mendoni”. Kështu u shpreh presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i pyetur nga Fox News në lidhje me zhdukjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi. Gazetari njihej si një kritik i fortë i politikave arabe.

Gazetari shkoi në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll. Ai shkoi për të marrë një certifikatë, por nuk doli më kurrë nga godina. Të paktën sipas deklaratës së të fejuarës së tij, turkes Hatice Cengiz.

Ankaraja ka drejtuar gishtin nga Arabia Saudite. Të cilën e akuzon për zhdukjen dhe ndoshta edhe vrasjen e gazetarit, që kishte azil politik në Turqi. Ndërsa edhe Kryetari i Komitetit për Marrëdhëniet me jashtë në Senatin Amerikan, ka reaguar ashpër për këtë çështje.

Bob Corker tha se nëse do të rezultojë e vërtetë që pas zhdukjes dhe vrasjes së gazetarit Jamal Kashioggi qëndron Arabia Saudite, kjo e fundit do të duhet të përgatitet të përballet me sanksionet më të forta të aplikuara ndonjëherë.

“Nëse rezulton të jetë e saktë ajo që ne të gjithë mendojmë se është sot, por nuk e dimë ende ekzaktësisht pra që Arabia Saudite fshihet pas zhdukjes së gazetarit. Atëherë duhet të ketë sanksione të vendosura në nivelet më të larta.”, tha senatori republikan Bob Corker.

Pas