-Shëndeti, Metro

Sëmundjet që shërojnë luleshtrydhet

Luleshtrydhet janë një ndër frutat më të dëshiruara për shumë njerëz.

Ato janë të pasura me Vitaminë C dhe gjithashtu kanë një përmbajtje të madhe të kaliumit.

Efektet e dobishme të luleshtrydhes janë se ndihmojnë kundër reumatizmit dhe kundër tensionit të lartë.

Kohëve të fundit, studimet e shumta kanë ardhur në përfundim se luleshtrydhet ndihmojnë edhe kundër kolesterolit.

Hulumtimi i fundit i kryer nga mjekët italianë dhe spanjollë, ka përfshirë rreth 23 persona, të cilëve u është kërkuar që të konsumojnë rreth 500 gram luleshtrydhe çdo ditë për një muaj.

Pas një muaji analizat e gjakut të kryera te këta pacientë kanë treguar ndryshimin që luan ky fryt në lidhje me sëmundjet kardiovaskulare.

Menjëherë pas konsumimit të luleshtrydheve niveli i kolesterolit në gjak kishte rënë për 8.78 për qind.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko