-Shëndeti

“Sëmundja X”: Virusi misterioz që kërcënon njerëzimin dhe shqetëson komunitetin shkencor

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) është e vëmendshme ndaj paralajmërimit të rrezikut për “Sëmundjet X”, të cilat mund të krijojnë një pandemi që shkakton miliona vdekje.

Megjithëse nga viti 2015, OBSH po harton një listë vjetore të patogjeneve të rrezikshme që mund të shkaktojnë një pandemi, këtë vit është hera e parë që ka folur për “Sëmundjen X”.

OBSH i referohet një sëmundje, origjina, zhvillimi dhe pasojat e të cilës ende nuk janë të njohura, por mund të kenë efekte të rrezikshme tek njerëzit.

Deri tani OBSH ka listuar tetë patogjenë të njohur në listën e saj vjetore. Megjithatë, nuk është e qartë nëse “Sëmundja X” mund të infektojë trupin e njeriut me një patogjen mutant, si gripi spanjoll ose një patogjen të njohur që edhe mund të shfaqë një tipar të panjohur.

Sipas OBSH, një burim ende i panjohur, mund të shkaktojë një sëmundje të rrezikshme në popullata të ndryshme.

Studiuesit thanë se “X” është një virus që do të transmetohet nga një kafshë e egër tek njerëzit.

Ata mendojnë se ky mund të jetë një rast i ngjashëm me pandeminë Ebola në Afrikën Perëndimore (2013-2016).

Ku një lakuriq nate i infektuar kafshoi një djalë të vogël, i cili infektoi familjen e tij. Virusi u përhap, rreth 11,000 njerëz vdiqën në Guinea, Liberi dhe Sierra Leone. Dhe virusi HIV, i cili shkaktoi vdekjen e shumë miliona njerëzve në mbarë botën, erdhi nga shimpanzetë e egëra.

Në rrjedhën e globalizimit, kontakti i ngushtë midis njerëzve dhe kafshëve, udhëtimi modern – në kohë rekord në gjithë botën – mund të përhapë një sëmundje me shpejtësi dhe të zhvillohet në një epidemi.

“Programi i parashikimit të qeverisë amerikane, identifikon vendet ku ka më shumë gjasa të shfaqen viruset e rrezikshme: Amerika Qendrore dhe Jugore, si dhe Afrika Qendrore janë më të ekspozuarat. Kjo është raportuar në një botim në gazetën gjermane “Süddeutsche Zeitung”.

Një tjetër burim i mundshëm i “Sëmundjes X”, mund të jetë zhvillimi i qëllimshëm i sëmundjeve infektive që përdoren si armë biologjike, siç raportohet nga një gazetë britanike “Telegraph”./PROlajm.al

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko