-Jetë dhe Stil, Metro

Seksi i mirë bëhet gjithmonë në këtë muaj

“Seksi është si pica, edhe kur nuk është i mirë, përsëri është i mirë” –thotë një shprehje e cila sigurisht që është e drejtë. Por pse jo të mos kesh seks të përsosur? Sipas disa studiuesve, ka disa faktorë të cilët e bëjnë seksin të veçantë, dhe një prej tyre është edhe muaji.

Shumë njerëz janë pyetur për jetën e tyre seksuale, dhe për ndryshimin e saj sipas stinës pao muajit. Nga ky sondazh pjesa më e madhe e njerëzve u shprehën se vera ishte stina më pak e preferuar për të bërë seks, sidomos gjatë paradites.

Si arsyetim japin motin e nxehtë dhe faktin që vapa e kthen seksin në përtesë. Edhe për dimrin u shprehën se ishte shumë ftohtë dhe madje ndonjëherë nga i ftohti humbisnin dëshirën për të hequr rrobat. Kur u pyetën për pranverën dhe vjeshtën ishin thuajse në mëndyshje.

Shumica e shihnin vjeshtën si stinën më favorite për të bërë seks të mirë, pasi e lidhnin me romanticitetin që përcjellë apo edhe me kushtet e favorshme. Shumë persona preferuan muajin tetor për seksin më të mirë, ndërsa kishte dhe prej atyre të cilët do të zgjidhnin fundin e prillit apo muajin maj.

Korriku, ishte muaji me pak i pëlqyeshëm duke u pasuar nga qershori, janari dhe shkurti./Opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko