-Jetë dhe Stil, -Tendencë, Metro

Secila shtëpi duhet ta ketë së paku një: Kjo lule është më e kërkuara në gjithë botën!

 Qirinjtë, gotat, byzylykët e shtrenjtë, skulpturat… madje edhe prezervativët! Besoni apo jo, nuk ekziston objekt i cili sot nuk punohet në formë kaktusi!

A është kaktusi lulja më e kërkuar e ditëve të sotme dhe përse është kështu?

Kush do të mund t’i përgjigjet kësaj pyetjeje më së miri përpos Janelle Leon, pronare e butikut të parë të kaktuseve në Londër, të hapur në verën e vitit 2016, transmeton Telegrafi.

Më së shumti janë të kërkuar kaktuset e mëdhenj dhe çdo vikend shes së paku një, ndonëse çdo ekzemplar i tillë kushton mjaft”, thotë Jinele për Guardianin londinez.

“Kaktuset i përshtaten gjeneratës së re, e cila dëshiron të punojë sa më pak, ndërkaq të fitojë sa më shumë”.

Meqenëse jetojmë në kohën e Instagramit dhe Pinterestit, si duket është imperativ absolut të kesh së paku disa bimë të cilat ngjiten në piktura.

Besoni apo jo, faqet e Pinterestit me temën e tipit “lulet në prapavijë të trëndafiltë” kanë më shumë se 10 milionë ndjekës. /Telegrafi/

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko