-Politikë, Aktualitet, Te Fundit, Të Gjitha

Seanca për betimin e qeverisë, PD kundër: Po shkelet rregullorja

Ka nisur me debate seanca plenare ku në rendin e ditës është konstituimi i qeverisë Rama II. Deputeti Edmond Spaho ka kërkuar mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve. Ndërsa nuk ka munguar as reagimi i deputetit të LSI, Petrit Vasili, i cili ka kërkuar ndërprerjen e seancës për disa minuta, për të diskutuar mbi kohën e debatit që i duhet grupeve parlamentare dhe deputetëve sipas rregullores.
“T’i bëjmë gjërat siç duhet. Mos ta bëjmë pis procesin”, u shpreh Vasili.
Seanca pritet të zgjasë gjatë dhe aktualisht po flet Kryeministri Rama. Pasdite pritet të konstituohet qeveria “Rama 2”.
/Opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko