Aktualitet, Bota, Te Fundit, Të Gjitha

Sasi rekord droge në Ravena, në pranga 3 shqiptarë

Një sasi e frikshme droge është kapur nga policia e Ravenës në Itali. Bëhet fjalë për 2.2 tonë drogë e llojit marijuanë dhe hashash. Sipas policisë, kjo është një nga sasitë më të mëdha të drogës sekuestruar ndonjëherë në historinë e Ravenës.

Në pranga janë vendosur 4 persona, ku ndër ta 3 janë shqiptarë. Të arrestuarit janë një 26-vjeçar italian dhe shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur janë respektivisht, 27, 53, dhe 21 vjeç. Të katër personat janë arrestuar nën akuzën e shpërndarjes së drogës. Ndalimi i këtyre personave është bërë nga karabinierët ditën e diel, ndërsa njoftimi është dhënë të hënën.

Hetimet:

Hetimet e para nisën pas një kontrolli të territorit realizuar mesnatën e së enjtes në provincën e Ravenës. Patrulla ka ndaluar një furgon rreth orës 4:30 të mëngjesit, i cili po shkonte drejt Ravena-s. Në furgon ndodheshin dy persona, të cilët fillimisht bënë rezistencë por pas një ndjekjeje të shkurtër arritën të ndaloheshin. Fillimisht u arrestua 26-vjeçari italian, ndërsa kapja e pjesës tjetër u bë ditën e diel./Opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko