-Teknologji, Metro

Samsung Note 8 publikohet më 23 gusht

Deri më sot ka qënë datë e përfolur por tashmë është zyrtare nga Samsung. Galaxy Note 8 do të dalë më 23 gusht.
Ai është pasaardhësi i të pafatit Note 7, që Samsung-ut iu desh ta tërhiqte nga tregu pas problemeve me baterinë. Kompania nëpërmjet ftesës së dërguar për eventin ka publikuar dhe datën zyrtare.

“Do bigger things” (Të bëjmë gjëra më të mëdha) është fraza që paralajmëron prezantimin e pajisjes, dhe që aludohet se ka të bëjë me përmasat e smartphone-it të ardhshëm. 
Sipas zërave që qarkullojnë Nonte 8 duhet të kenë një ekran prej 6.3 polsh. Ekrani do të jetë i tipit “Infinity, që e kemi parë tek Galaxy S8. Por Note 8 nuk do të jetë smartphone- më i madh i Samsung vetëm nga përmasat. I tillë do të jetë dhe çmimi, që sipas zërave mund të shkojë në 1 mijë euro.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko